Postimet e fundit :

Canon freskon serinë LEGRIA HF R

Canon ka prezantuar linjën e vet të përmirësuar të kamkorderëve LEGRIA, duke lansuar modelet e reja LEGRIA HF R38, R36 LEGRIA HF dhe LEGRIA HF R306. Këto modele të reja duke ofruar incizim Full HD në shtëpizë të lehtë dhe kompakte, janë të pajisura me mundësi të avancuara, përfshirë edhe WiFi të integruar, zoom 51x dhe stabilizator optik të fotografisë.Në zemër të serisë së re LEGRIA HF R është HD Camera System i Canonit: CMOS senzori 3,2 megapixelësh Full HD për performansa më të mira në kushte të ndriçimit të dobët, objektivit Canon HD dhe performansat e larta të procesorit DiGIC DV III  sistem ky i cili siguron që momentet e xhiruara të jenë të kualitetit të shkëlqyeshëm çdo herë. Ekrani i madh 7,5 cm (3) i ndjeshëm në prekje me interfejs shfrytëzues mjaft intuitiv po ashtu siguron që të mund tu qaseni me lehtësi një vargu të kontrolleve.Me mundësi të shtuara të WiFi, LEGRIA HF R38 dhe LEGRIA HF R36 mundësojnë ndërlidhje direkte me rrjetet shtëpiake pa tela dhe upload të filmave në YouTube apo ti ndani me të tjerët në rrjetet sociale duke prekur vetëm një tast./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter