Postimet e fundit :

Ekranet e tejdukshme, së shpejti kudo

 Ekrani prej 46 inçëve i cili e ka fituar çmimin për inovacion në panairin e elektronikës CES, fillon me prodhimin masiv. Samsung i sheh ata në frigoriferë, platformat e metrosë, në mjekësi... Samsung ka bërë të ditur se do të filloj me prodhimin e ekraneve me dimension 46 inç dhe atë gjatë këtij muaji, por nuk e kanë bërë të ditur se kur televizorët e tejdukshëm do të dalin në treg dhe ajo që është më e rëndësishme, se sa do të jetë çmimi i tyre. “Panelet e tejdukshëm janë ndryshim interesant i teknologjisë së ekraneve të gjeneratës së re që ka potencial të pakufizuar në ndryshimin e shprehive tona gjatë viteve në vazhdim”, ka thënë Younghwan Park nga ‘Samsung Electronics’. Paneli që ka kontrast 4500:1 dhe shfaq foton me rezolucion 1366x768, ka fituar çmimin për inovacion në CES, ndërsa Samsung parasheh që ekranet e tilla do t’i përdorë për vitrina prodhuese, dyert e frigoriferëve komercialë, si dhe si dyer platformash në stacionet e metrosë, por edhe për e-pllaka, dritare indo dhe në mjekësi dhe pajisje mobile. Në treg tashmë gjendet ekrani i tyre i tejdukshëm 22 inç/zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter