Postimet e fundit :

BitTorrent Live, “vrasësi” i televizorit


Programeri amerikan, Bram Cohen, e prezantoi versionin e ri të protokollit të tij “BitTorent” me emërtimin “BitTorent Live”, të dedikuar për transmetimin e video përmbajtjeve nëpërmjet rrjetit “peer-to-peer”.

Kështu përdoruesit e rrjeteve të decentralizuara do të munden që nëpërmjet protokollit “BitTorrent Live” në transmetim direkt të shikojnë ndeshje sportive, koncerte dhe ngjarje tjera.

Cohen në konferencën “MusicTech” të mbajtur në San-Francisko tha se me rastin e zhvillimit të versionit të ri të protokollit qëllimi i tij kryesor ishte që “ta vrasë televizorin”.

“Infrastruktura televizive në mënyrë të pashmangshme do ‘të vdesë’, por televizioni si model i shikimit të përmbajtjeve të caktuara do të mbetet”, tha Cohen.

Njerëzit pëlqejnë të shikojnë televizion, por dëshirojnë të kenë edhe qasje në ueb, shtoi Cohen, i cili tani kërkon partnerë të cilët do të jenë të pajtimit dhe do ta përkrahin në zgjerimin e përmbajtjeve nëpërmjet “BitTorrent Live”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter