Postimet e fundit :

Blerësit e iPad nuk pyesin për çmimin

Hulumtimi i tregut të pajisjeve tablet të cilin e ka kryer NPD Group tregoi se blerësit e iPadit në parim janë më të moshuar dhe më të pasur në krahasim me blerësit e tabletëve tjerë.

Madje 40% e blerësve të iPadit në SHBA ka të hyrat vjetore mbi 100,000 dollarë. Për krahasim, vetëm 26% e blerësve të pajisjeve të prodhuesve tjerë kanë të hyrat vjetore më të larta se 100,000 dollarë. Gjithashtu, hulumtimi tregoi se gjithnjë e më shpesh tablet blejnë blerësit më të ri me status më të dobët financiar. Kah fundi i vitit të kaluar mbi 50% e blerësve të tabletit kishte të hyra vjetore nën 45,000 dollarë, dhe ishin më të ri se 34 vjeç.

Edhe pse është i rëndësishëm trendi i kryerjes së punëve, përndryshe të rezervuara për kompjuter, në pajisjen tablet, pjesa më e madhe e shfrytëzuesve ende nuk është e gatshme që të heq dorë nga PC-ja. Vetëm 10% e të anketuarve kanë thënë se përveç tabletit nuk kanë nevojë edhe për kompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter