Postimet e fundit :

Luani Tetris në uTorrent



image
A keni pritur gjatë derisa keni arritur të shkarkoni lojën Tetris? Edhe nëse kurrë nuk keni qenë në atë gjendje, ju mund ta përdorni këtë truk për të luajtur Tetris në programin uTorrent, e cila gjë edhe mund të shkaktojë habi tek të tjerët.
Për ta bërë këtë, lëshojeni programin uTorrent dhe klikoni në menynë Help, pastaj klikoni në opsionin About uTorrent.

Kjo do të hapë një dritare, shtypni shkronjën “T” në tastierë për t’ia filluar një qarku në Tetris.
Pas kësaj menjëherë do të fillojë loja. Ju mund të përdorni shigjetat në të majtë dhe të djathtë në tastierë për të lëvizur, shigjeta për lart do ta rrotullojë objektin dhe shigjeta poshtë do të rrisë shpejtësinë e rënies së objektit i cili paraqitet.
Artikull i shkurtër, por që mund të ju hyjë në punë për t’i kaluar disa minuta duke u argëtuar me lojën shumë të njohur Tetris. Në fund, mos ngurroni të shkruani në komente pikët maksimale që i keni arritur gjatë luajtjes./pcworldal/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter