Për “Facebook” dhe “Twitter” shpesh është menduar se më shumë janë të interesuar adoleshentët sesa të rriturit, megjithatë duket se në këto rrjete shoqërore më mirë argëtohen të rriturit, siç edhe tregoi hulumtimi më i ri.
“Të pabesueshmit” 85 për qind e të rriturve thonë që njerëzit tjerë në rrjetet shoqërore janë “kryesisht të mirë”, ndërsa vetëm pesë për qind të tyre pohojnë se njerëzit tjerë në këto rrjete “nuk janë të mirë”.
Në krahasim me këtë, vetëm 69 për qind e adoleshentëve pohuan se në vendet si “Facebook” dhe “Twitter” janë kryesisht “të mirë” ndërsa, madje mbi 20 për qind të tyre u ankuan se të tjerët janë kryesisht “të këqij”.
Adoleshentët për mrekulli e kalojnë kohën në rrjetet shoqërore, megjithatë, është e dukshme se të rriturit argëtohen edhe më mirë se këtë. Hulumtimi i “Pew Research Center”, po ashtu tregoi se 68 për qind e përdoruesve të rritur të rrjeteve shoqërore kanë pasur përvojë për shkak të së cilës janë ndjerë mirë, ndërsa 61 për qind kanë pasur përvojë të tillë me anë të së cilës janë ndjerë të afërt me personin tjetër.
Hulumtimi në fjalë tregoi se në krahasim me adoleshentët të cilët shfrytëzojnë rrjetet shoqërore për “beteja”, të rriturit në të shumtën e rasteve do të qëndrojnë anash, nuk do të përzihen dhe do të injorojnë sjelljet e pahijshme dhe komentet ofenduese./zeri/kekompjuter/
Post a Comment