Postimet e fundit :

Olympus VG-160 dhe VG-150, kualitet i lartë çmim i vogël


Pa marrë parasysh gjendjen ekonomike, përkrah serisë së re VG të fotoaparateve kompakte nga Olympus, mund të kënaqeni në fotografimin e thjeshtë dhe ndarjen e ndjenjave në kualitet të përkryer. Edhe për modelet bazë, Olympus VG-160 dhe VG-150 që janë tejet të hollë, ofrojnë kualitet të pabesueshëm për paratë e dhëna.

Me këto fotoaparate është e thjeshtë të realizoni foto dhe video me kualitet superior në situata të përditshme. Që të dy modelet vijnë me objektivët me Zoom të gjerë optik, stabilizim të fuqishëm të fotografisë dhe me shumë megapiksel. Ata ofrojnë një varg funksionesh automatike që janë një ndihmesë e madhe si i-Auto, teknologjia e përshtatjes së hijes dhe një varg filtrash kreativë për shtim të efekteve të posaçme në fotografi. VG-160 ka tast të posaçëm për regjistrimin e videove, kështu që me një të prekur mund të kaloni në xhirimin e filmit në formatin HD.

Kualitet i lartë, çmim i ulët

Seria e re e Olympus-it VG, ka me çka të krenohet, ndërsa nuk duhet anashkaluar as çmimin e ulët, prej vetëm 99.9 dollarë. Optika me renome e Olympus-it, është në dispozicion për të gjithë ata që nuk i kanë mirë punët me financa. Për modelet me një kornizë të tillë, specifikat janë vërtet impresive, ku VG-150 12-megapiksel, vjen me objektivin me Zoom të gjithanshëm 4x (27-108mm*, ndërsa VG-160 14-Megapiksel është për një nuancë më i mirë me 5x Zoom optik dhe objektivin me kënd të gjerë 26-130mm, i cili është futur në trupin tejet të hollë. Pasi është i gjerë vetëm 19.3mm, VG-160 thjesht mund të futet në çfarëdo xhepi, sikurse edhe VG-150 i cili ka gjerësi vetëm 19.8mm.

Shumë kreativitet, aspak mund

Edhe përkundër çmimit atraktiv, fotoaparatet e serisë VG, janë të pajisur me funksione përkrah të cilave është shumë lehtë të realizohen foto të përkryera. Ekrani i madh 2.7 inç LCD me ngjyra (3 inç në VG-160), siguron shikim të mprehtë të funksioneve automatike siç është përcjellja AF dhe mënyra inteligjente e xhirimit. Pra kur dëshironi të realizoni kujtime me cilindo nga këto dy modele, e tëra që duhet të bëni, është ta drejtoni fotoaparatin dhe të xhironi. Dalja në treg e tyre pritet gjatë gjysmës së dytë të muajit shkurt.

Karakteristikat kryesore të Olympus VG-160:

- Objektivi me Zoom me kënd të gjerë 5x (26-130mm*)

- Regjistrues 720p HD video me zë për xhirim të filmave në kualitet të lartë

- Sensori 14 Megapiksel për filma dhe fotot të kualitetit të lartë.

- Stabilizim digjital i fotografisë

- Ekran LCD 3 inç me ngjyra (230.000 piksel)

- Njohja e fytyrës dhe teknologjia e përshtatjes së hijes

- Mënyra inteligjente e xhirimit (i-Auto) dhe përcjellja AF

- Filtra kreativ për efekte të posaçme në fotografi: Punk, Pop Art, Pin Hole, vizatim, Fish Eye, Fokus i butë dhe shkëlqim
/zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter