Postimet e fundit :

“Piratët” modernë që e ndryshuan internetin


Interneti qe kohë të gjatë është vend i këmbimit të përmbajtjeve të ndryshme.

Pasi që janë propozuar dhe miratuar ligje për parandalimin e piratërisë në internet dhe parandalimin e rrezikimit të kreativitetit ekonomik dhe vjedhjes së aftësive intelektuale, dhe shumë sajte për ndarjen e fajleve janë mbyllur, fitohet përshtypja që shumë shpejt do të mund të vije deri te kufizimi i veprimit të lirë në rrjetin global.

Në këto rrethana, faqet e njohura botërore të internetit, i prezantuan piratët më të mëdhenj të internetit të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyer në këtë fushë.

Kim Dotcom

Kim Dotcom është i arrestuari kohë më parë, pronari i “Megaupload-it”. Dotcom jetoi në shkëlqim të madh, që nga vilat milionëshe e deri te automobilat dhe helikopterët luksoz. Në tabelat e Rolls Royce-t të tij shkruante “GOD” (Zoti). Dhe të gjitha këto i arriti nëpërmjet sajtit për ndarjen dhe shkëmbimin pa pagesë të fajlave.

Julian Assange

Julian Assange u bë i njohur me zbulimin e informacioneve të rëndësishme shtetërore, para së gjithash të SHBA-ve. Me zbulimin e dokumenteve dhe të dhënave sekrete të qeverive të mbarë botës, Assange, dhe faqja e tij “Wikileaks” “e dërrmuan” botën.

Shawn Fanning

Shawn Fanning-un lirisht mund ta konsiderojmë themeluesin e faqeve për shpërndarjen e fajlave muzikore. Që kur ishte adoleshent ai e krijoi sajtin “Napster”. Arriti famë të madh dhe imazhin e armikut numër një, kur bëhet fjalë për industrinë muzikore.

Sean Parker

Sean Parker, është njëri nga themeluesit e faqes për shpërndarjen e muzikës “Napster”. Megjithatë, bashkëpunimi i tij me kompanitë “Facebook” dhe “Spotify” tregon se ai ka aftësi edhe për projekte të cilët janë në përputhje me ligjin.

Niklas Zennstrom

Niklas Zennstrom është themelues i faqes për shkarkimin falas të dokumenteve “Kazaa”. Ai ishte në metë të kritikave, ndërmjet të cilave për softuerë të dëmshëm (malware) dhe programeve reklamuese (adware). Zennstrom është i njohur edhe si bashkëthemelues i rrjetit dhe programit për telefonim nëpërmjet internetit “Skype”.

Christopher Poole

Christopher Poole nuk është pirat klasik. Megjithatë, ai e lansoi forumin për postimin dhe komentimin e fotografive dhe stripave “4chan.org”, anëtarë të të cilit janë hakerët më të mëdhenj.

Jay Freeman

Jay Freeman, i quajturi Saurik, e zbuloi se si “të zhbllokohet” iPhone (i ashtuquajturi “jailbreak”). “Apple” së pari deshi ta padisë për shkeljen e të drejtave të autorit, por në vend të kësaj vendosi ta punësojë në kompani.

Bram Cohen

Bram Cohen është themelues i protokollit “BitTorrent”, i cili luajti rol të rëndësishëm për shpërndarjen e fajlave në internet. Ky protokoll mundësoi formimin e sajtave më famëkeqe për shpërndarjen e fajlave, duke përfshirë “PirateBay”. Cohen vuan nga sindromi i Asperger-it, i cili vështirëson komunikimin me rrethinën.

Mark Gorton

Mark Gorton është themeluesi i faqes “LimeWire”, i cili paraqitet si “programi më i popullarizuar p2p”. Që nga themelimi i kësaj faqe, Gorton merret me gjykata.

Peter Sunde

Peter Sunde-n e pret mbajtja e burgimit tetëmujash për shkak të punës në sajtin “Pirate Bay”. Kjo faqe, bashkëthemelues i të cilës është Sunde, u reklamua si “vendi më ‘i gjallë’ për ‘share’ në galaksinë tonë”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter