Barcelonë, 27 shkurt – [MWC 2012] Huawei ka prezantuar telefonin e vet Ascend D Quad në Mobile World Congress në Barcelonë, dhe a ka krahasuar atë me Samsung Galaxy S2 dhe iPhone 4S. Huawei pretendon se Ascend D Quad është më i shpejtë, sepse ai përmban çipin e kompanisë së vetë, transmeton ItShqip.
CEO i Huawei tha se: “Ne nuk mund të shfaqim një pajisje me ekran shumë të madh për shkak se duart e njerëzve nuk janë aq të mëdha sa për të mbajtur atë.”
Ascend D Quad përmban katër njësi qendrore në CPU. Pretendohet se ky është smartphone i parë 64-bit, dhe u tha se është 49 për qind më i shpejtë se pajisjet e lartpërmendura. Do të drejtohet nga versioni i fundit i Android 4.0 Ice Cream Sandwich, CEO i kopmanisë tha se do të jetë 20 për qind më i lirë se rivalët dhe do ketë ekran me rezolucion me të lartë se iPhone.
Huawei është kompania e radhës Kineze, e cila mundohet të gjejë suksesin e zakonshëm./koha/kekompjuter/
Post a Comment