Iran, 14 shkurt 2012, - Në 33-vjetorin e revolucionit të Ajatollah Khomeinit, regjimi i Ahmedinexhadit në Iran ka vendosur të rrisë sigurinë në rrjetin social Facebook.
Regjimi i Ahmedinexhadit ka bërë më të vështira procedurat për të marrë shërbimet e internetit dhe hyrjet në rrjetet sociale ndërkombëtare.
Institucioneve që censurojnë hyrjen në internet kanë bllokuar gjatë ditëve të fundit shërbimet e disa prej kompanive si; Google, Yahoo e Facebook.
Këto masa lidhen me frikën ndaj ndonjë lëvizje të re, të ngjashme me atë të vitit 2009, ku qindra të rinj shprehnin pakënaqësitë ndaj regjimit në internet, raporton agjencia noa.al.
Me mbylljen e rrjeteve sociale dhe faqeve kryesore të informacionit në internet, sipas gazetarëve iranian që jetojnë në perëndim, u hiqet e drejta e informimit rreth 30 milionë iranianëve.
Veç Facebook, të enjten u hoqën dhe të drejtat e përdorimit për faqet e shërbimeve të postës elektronike, Gmail dhe Hotmail.
Sipas një komunikimi të ministrisë që mbulon informacionin online, faqet kryesore të internetit janë të bllokuara për rreth një muaj, gjatë të cilit zgjasin festimet për rrëzimin e mbretërisë në Iran.Noa/KeKompjuter
Post a Comment