Postimet e fundit :

Telefonat që përmirësojnë disponimin


Studiuesit e “Northwestern University” pohojnë që telefoni mund të jetë aq “i mençur” saqë e di kur duhet t’ua përmirësojë disponimin. Këta studiues filluan të zhvillojnë telefona të cilët do të mund të punojnë si “terapeutë vizualë”, përkatësisht që

t’ia qëllojnë disponimin në të cilin përdoruesi gjendet dhe ashtu edhe “të sillen”. Nëse jeni në depresion, telefoni do t’jua dërgojë porosinë me idenë çka të bëni se si ta riktheni humorin. Ai do “t’i mësojë” sjelljet e përdoruesit dhe sipas tyre do të përcaktojë se si ndihet pronari i telefonit në atë moment.

“Po mundohemi të bëjmë algoritme të veçanta të cilat do t’i njohin të gjitha çka përdoruesi bën në atë moment dhe bazuar në këtë do të vendosë se si të sillet ndaj përdoruesit”, tha psikologu David Mohr, i cili punon në këtë projekt. Testet provuese për tani janë bërë në numrin e vogël të përdoruesve, dhe janë treguar shumë të suksesshëm, ndërsa testet më serioze do t’i bëjnë verën e ardhme./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter