Sipas shkrimit të TechRadar, në Mobile World Congress na pret edhe një aparat i Nokias i dedikuar për segmentin e tregut entry level. Përmendet aparati Lumia 610 i cili do të duhej të jetë smartphone më i lirë me sistem operativ Windows Phone.
Ky telefon mobil do të duhej të ofrohej në opsionet prepaid të operatorëve mobilë, ndërsa bazohet në versionin e ardhshëm Tango të sistemit operativ të Microsoftit. Çmimi i këtij telefoni do të duhej të jetë më i ulët se 150 euro. Po ashtu, në WMC do të duhej të paraqitet edhe upgrade i përmendur i sistemit operativ Windows Phone, ndërsa prej risive theksohen optimizmi për punë me pajisjet me hardver më të dobët.
Me këtë hap Nokia dhe Microsofti u drejtohen blerësve të cilët blejnë telefon smartphone për herë të parë me çmim të ulët. Ky treg tani për tani është i prezantuar pothuajse ekskluzivisht për Androidin/koha/kekompjuter/
Post a Comment