Postimet e fundit :

Xerox zgjodhi McAfeen për mbrojtjen e shtypësve të vet

Xerox, prodhuesi i njohur i shtypësve dhe pajisjeve për zyra, paralajmëroi se në pajisjet e veta shumë-funksionale me mundësi të lidhjes në Intenret planifikon të integroj teknologjinë për siguri të cilën e ka zhvilluar McAfee.

Prodhuesi i pajisjeve për zyra do të licencoj teknologjinë e McAfeesë e cila krijon një shtresë të sigurisë në mes të procesorit dhe softuerit të instaluar për të zbuluar përdorimin e resurseve nga ana e malware-it.

Larry Kovnat, menaxher i departamentit të sigurisë në Xerox, tha se Xerox synon të mbetet mbi të gjitha problemet potenciale të sigurisë. Sistemi i ri i sigurisë do të kufizoj nisjen vetëm të aplikacioneve të lejuara nga Xerox.

Me këtë veprim McAfee po mundohet të ndahet respektivisht të zgjeroj biznesin nga tregu i zgjidhjeve për sigurinë e kompjuterëve në tregun e pajisjeve tjera të cilat lidhen në Internet, siç janë shtypësit, ATM-të (bankomatet) dhe pajisjet multimediale siç janë IPTV-të etj. Përveç kësaj, McAfee i cili është në pronësi të Intelit, paralajmëroi depërtim më të madh në tregun e telefonave të mençur dhe të kompjuterëve tablet.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter