Postimet e fundit :

Apple zbulon iPad-in e ri, në treg nga 15 marsi

Kompania Apple zbuloi edhe versionin më të ri të tabletit iPad me një ekran më të sheshtë si dhe me mundësinë për tu lidhur në Internet me rrjetin 4G.

Kryeshefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, doli para të pranishmëve në San Francisco për ta demonstruar produktin e ri. “Tableti iPad, në shumë mënyra po rizbulon kompjuteristikën portative, dhe po i zhvesh parashikimet më të çmendura”, tha Cook para të pranishmëve.

Tableti i ri iPad do të ketë një ekran “retina” me rezolucion të madh dhe do të lidhet me shërbimet 4G LTE që ofrohen nga bartësit siç janë AT&T Inc. dhe Verizon Wireless. Tableti do të ketë gjithashtu edhe një kamerë prej pesë megapikselë si dhe një mikrofon për të pranuar diktimet.

iPad-i më i ri duket pothuajse i njëjtë me modelet e mëhershme, por është paksa më i rëndë dhe më i trashë sesa iPad 2. Peshon 635 gramë, në krahasim me paraardhësin e tij, i cili peshonte 603 gramë. Apple tha se bateria e tij do të ketë jetëgjatësi prej 10 orësh në përdorim normal, ndërsa 9 orë në përdorim 4G.

Kompania Apple tha se iPad-i i ri do të shitet me një çmim fillestar prej 499 dollarë për modelet vetëm me Wi-Fi. Modelet që bartin në vete edhe shpejtësinë 4G do të nisin me një çmim prej 629 dollarë. Pajisja e re nga Apple do të del në treg më 16 mars në SHBA, Kanada, Britani, Francë dhe Gjermani. /Zëri/Kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter