Pajisja Padfone nga Asus, është vështirë që të futet vetëm në një kategori. Në të vërtetë, bëhet fjalë për pajisje 3në1, e cila përbëhet nga telefoni i mençur, tabloja dhe tastiera. Nëse bashkohet në një pajisje, fitojmë një laptop.
Në esencë kemi telefon me ekran 4.3 inç Super AMOLED, me procesor me dy bërthamë dhe takt pune prej 1.5 GHz, sistemin operues Android 4.0 dhe kamerë prej 8 megapiksel me Flash LED. Për ruajtjen e të dhënave, do të jenë në dispozicion nga 16 deri në 64 GB memorie interne, ndërsa posedon edhe 1 GB memorie punuese.
Kur telefoni, bateria e të cilit ka kapacitet 1520 mAh, lidhet me ekran, pajisja shndërrohet në tablo 10.1 inç, të cilit kapaciteti i baterisë i rritet për tre herë, ndërsa celulari është i ngarkuar për përpunimin e të dhënave.
Të gjitha mund të lidhen edhe me dock, respektivisht tastierën, ndërsa në këtë rast bateria zgjat nëntë herë më shumë, ndërsa pajisja shndërrohet në laptop. Asus ka konfirmuar se shitja fillon nga muaji prill, por nuk kanë treguar për çmimet./zeri/kekompjuter/
Post a Comment