“Twitter” e bleu së fundi kompaninë “Posterous” e cila e zhvilloi platformën për shkëmbimin e përmbajtjeve multimediale.
“Ekipi i ‘Posetruous-it’ zhvilloi zgjidhje inovative të cilat në masë të madhe thjeshtojnë shkëmbimin e përmbajtjeve në internet dhe para së gjithash në telefona celularë, dhe kjo është pikërisht ajo që na nevojitet në këtë moment”, pohuan nga “Twitter”.
Shuma e kësaj blerje, nuk është bërë e ditur. Duhet cekur se “Posterous” është kompani e cila për vetëm tri vjet e gjysme të funksionimit arriti ta mbërrijë shifrën prej dhjetë milionë përdorues të rinj në muaj./zeri./kekompjuter/
Post a Comment