Postimet e fundit :

Edhe pantallona edhe tastierë


Pantallonat e mileniumit të ri prodhohen për qëllime të shumëfishta. Dyshja e disenjatorëve nga Holanda, kanë zhvilluar idenë e xhinseve të reja të cilat ofrojnë përdorimin dhe menaxhimin më të lehtë pajisjeve siç janë llaptopi dhe tastiera. Prodhimi i kompanisë “Nieuwe Heren”, paraqet bashkimin interesant të modës dhe teknologjisë.

Shpikja e disenjatorëve bazohet në idenë që përdoruesit nuk dëshirojnë që gjithmonë të ulen në tavolinën punuese. Puna në kolltukun e rehatshëm, me tastierën në pantallona dhe miun i cili gjithmonë mund të vendoset në xhep, është ëndërr e shumë adhuruesve të teknologjive moderne.

Ky produkt jo i zakonshëm e ka edhe një të metë. Në fakt, të gjitha shkronjat e tastierës gjenden në këmbën e majtë, kështu që shtypja në të nuk është aspak e lehtë. Ndarja e shkronjave, pra shpërndarja e tyre në të dyja këmbët do të ishte zgjidhje e shkëlqyeshme për versionet e reja të këtij produkti.

Disenjatorët vlerësojnë që çmimi i këtyre pantallonave interesante do të duhej të sillej rreth 400 dollarë. Fatkeqësisht, këto pantallona nuk do të mund t’i provoni së shpejti në ndonjë qendër tregtare, pasi që shitja e tyre ende nuk është paralajmëruar./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter