Edhe më tutje nuk dihet se kur Samsung do ta prezantojë pasardhësin e telefonit të mençur më të mirë për vitin e kaluar, Galaxy.
Më herët është pritur se Samsung Galaxy S3 do të prezantohet në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, pastaj është folur për një ngjarje të posaçme nga mesi i marsit, ndërsa informatat më të fundit thonë se kjo do të bëhet nga mesi i muajit maj.
Në të vërtetë, në internet është paraqitur fotoja e këtij modeli, në të cilën data është 22 maj, kështu që menjëherë kanë filluar thashethemet se si Smartphone Samsung Galaxy i ri, do të prezantohet pikërisht në atë datë.
Përveç kësaj fotoje, në internet është paraqitur edhe një tjetër ku shihen edhe specifikat e këtij telefoni, kështu që Galaxy S3 do të ketë ekran 4.7 inç Super Amoled Plus HD, do të punoj me procesor me 4 bërthamë Exynos 4412, do të ketë 2GB RAM si dhe do të posedojë kamerë me rezolucion 12MP./zeri/kekompjuter/
Post a Comment