Paraqitja zyrtare e kartelave të para grafike të Nvidia-s me çipin Kepler pritet të bëhet me 22 mars. Bëhet fjalë për çipin GK104, i cili pritet të jetë baza e kartelës GeForce GTX me 1536 shader dhe 2 GB të memories GDDR5.
Qysh tani ka filluar të flitet edhe për kartelën dy-procesorësh e cila në treg pritet të dalë gjatë tremujorit të dytë të vitit. Kartela do të jetë e bazuar në dy procesorë grafik GK110, një top-model i vërtetë i arkitekturës Kepler për segmentin e sipërm të tregut.
Janë publikuar edhe fotografitë e reja jozyrtare të GeForce GTX 680, si dhe disa detaje shtesë – çipi GK104 sipërfaqësisht është pothuajse identik me çipin legjendar G92 (rreth 300 mm2), TDP i kartelës është 190 W derisa çmimi i propozuar i shitjes do të duhej të jetë rreth 549 dollarë./zeri/kekompjuter/
Post a Comment