Postimet e fundit :

Kush është grupi “Anonymous” dhe si vepron?



Interpoli arrestoi të martën 25 anëtarë të dyshuar të grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous.

Arrestimet, u kryen në dhjetëra qytete të Evropës dhe Amerikës Latine, që rezultuan me konfiskimin e qindra pajisjeve kompjuterike, telefonave celularë, kartelave bankare dhe parave.

Të dyshuarit, raportohet të jenë në moshën mes 17 dhe 40 vjeç.

Ata dyshohet se kanë planifikuar sulme të koordinuara kibernetike kundër instiucioneve si Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë apo ueb faqet presidenciale.

Çka është grupi Anonymous?

Anonymous është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e aktivistëve që përmes internetit ndajnë idealet e njëjta sociale dhe politike. Anonymous promovon qasjen në informacion, lirinë e shprehjes dhe transparencën si dhe mbështet lëvizjet e ndryshme kundër korrupsionit dhe lëvizjet anti-autoritative.

Si vepron grupi?

Grupi në përgjithësi perceptohet si anarkik, pa ndonjë udhëheqje të kontrolluar. Parimisht, grupi vetorganizohet kështu: anëtarët i marrin vendimet dhe shkëmbejnë idetë e tyre dhe aktivitetet e njeri-tjetrit përmes mediave sociale.

Po që se, këto ide dhe aktivitete marrin mbështetje të mjaftueshme nga komuniuteti, bëhet një marrëveshje kolektive, caktohen datat dhe koha e “takimeve” virtuale dhe pjesëmarrësit vazhdojnë me lansimin e fushatës për të arritur qëllimet e parapara.

Anëtarë të Anonymous thonë se është e lehtë që t’i bashkohesh grupit. Duhet vetëm të fshihet identiteti derisa kryhen aktivitetet online dhe tashmë je futur brenda. Për shkak të natyrës komplekse e joformale, është e pamundur të dihet për demografinë e saktë të anëtarësisë së grupit.

Për çfarë lloj aktivitetesh është i njohur Anonymous?

Grupi lidhet me atë që njihet si hakerizëm, aktivitete në internet që ndërmerren si shenjë hakmarrje ose si protestë ndaj agjencive qeveritare, subjekteve komerciale dhe institucioneve tjera.

Sulmet e tilla vijnë në formën e refuzimit të shërbimit (DoS) apo sulmeve që shpërndahen për të penguar shërbimet (DDoS), me të cilat bllokohen ueb faqet apo edhe shërbimet përmes internetit.

Hakerët që janë të lidhur me këtë grup, kanë marrë përsipër sulmet duke u nisur nga ato të voglat kundër korporatave të ndryshme e deri te mbyllja e ueb faqes së Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA-s.

Përse po ndërmerren aksione ndërkombëtare kundër Anonymous?

Strategjitë protestuese që i përdor grupi Anonymous –përfshirë sulmet DoS dhe DDoS – shkelin politikat e përdorimit të internetit, si dhe politikat specifike të disa ofruesve të shërbimit të internetit. Ata zakonisht i shkelin ligjet e shteteve ku kanë ndodhur sulmet.

Vitin e kaluar janë zhvilluar operacione të përbashkëta të mëdha të policisë kundër anëtarëve të dyshuar. Një nga operacionet më të mëdha është kryer nga autoritetet në Britani, Holandë dhe në SHBA.

Këto sulme të përbashkëta- që rezultuan me arrestimin e 20 njerëzve, përfshirë edhe një djalosh 16 vjeçar në Londër- erdhën pas fushatës së Anonymous kundër kompanive si PayPal, Visa dhe MasterCard.

Këto sulme ishin si hakmarrje kundër kompanive që i ngrinë xhirollogaritë e ueb faqes Wikileaks. Një seri tjetër bastisjesh është kryer në Turqi, që ka rezultuar me arrestimin e rreth 30 të dyshuarve, të përfshirë në sulmet kibernetike kundër uebfaqeve turke qeveritare.

Çka ka planifikuar së fundi Anonymous?

Një nga protestat e fundit që është paralajmëruar nga Anonymous quhet Operacioni Global i Errësimit të Plotë(Operation Global Blackout). Anëtarët thonë se ky operacion ka për qëllim që të shuajë serverët e ueb faqeve të rrjeteve sociale si Facebook.

Anonymous po ashtu ka thënë se operationi në fjalë përfshin një pëprjekje masive për të minuar dhe dështuar tërësisht përdorimin e internetit.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter