Me pamje të çuditshme, me mënyrë edhe më të çuditshme të përdorimit, fotoaparati Lytro Light-Field është sigurisht një pajisje të cilën kurrë më parë nuk e keni parë, e as që keni pasur rast të manovroni me të. Përveç formës së tij, me siguri pyeteni edhe për çka kjo shpikje është e veçantë? Përgjigjja është që ky fotoaparat e ka rrjetin e tërë të lentave, të cilat “e thyejnë” dritën në shumë mënyra dhe në censor transmetojnë imazhin e përbërë, të cilën aparati e ruan në .lpf formatin (light-field format).
Rezultati është fotografimi pa fokus, që tingëllon keq, por vendosja në kompjuter dhe pas klikimit me mi në segmentin e caktuar të fotografisë, ndodhë magjia dhe saktësisht ajo pjesë e fotografisë fokusohet, bash sikur që këtë do ta bënit me objektivin normal të fotoaparatit.
“Thyerja” e përmendur e dritës me ndihmën e rrjetës së lentave brenda fotoaparatit, e bënë cilindo pjesë të fotografisë subjekt për fokusim dhe për fazën e përpunimit në kompjuter, apo këtë e arrin edhe nëpërmjet procesorit të integruar në vetë fotoaparatin, i cili ka edhe LCD ekranin në pjesën e prapme të tij.
Gjëja e vetme e keqe është mbështetja programore vetëm për MAC kompjuterët, por në faqet e “Lytro-s” thuhet që versioni për PC dhe mbështetje tjera programore janë në përpunim. Për shumën prej 400 deri 500 dollarë, ju mund ta keni këtë pajisje argëtuese./zeri/kekompjuter/
Post a Comment