Në raportin e publikuar së fundi, thuhet që përdoruesit e Google+ i kalojnë në këtë rrjet vetëm tre minuta në muaj, për dallim nga ata të “Facebook” që për periudhën e njëjtë i kalojnë nga pesë deri në gjashtë orë. Le të lemë “Facebook-un” ngase ai është shumë larg para tjerëve, por edhe “MySpace”, i cili i ka 27 milionë përdoruesë më pak, është trefishë më shumë i vizituar se Google+.
Por problemi me të cilin Google+ ballafaqohet është i kuptueshëm, ngase përdoruesit nuk dëshirojnë të krijojnë profil të ri në ndonjë rrjet tjetër, ngase janë lodhur me futjen e vazhdueshme të të dhënave të kërkuara. Edhe pse ofron mundësi të veçantë, si Circle dhe Hangout, kjo nuk është e mjaftueshme që të tërheq përdoruesit e “Facebook-ut”./zeri/kekompjuter/
Post a Comment