Aplikacionet i ka bërë kompania holandeze SPRIGS nëpërmjet programerëve të saj të rinj shqiptarë në Prishtinë. Kryeqyteti i Kosovës e ka një gjeneratë të re të ndritshme të IT-ve dhe së fundi ka pasur Start-up ëeekend-in e parë.
“Shumica e njerëzve këtu nuk e dinë dallimin ndërmjet Polonisë dhe Kosovës. Por, mendoj se është një gjë e mirë sepse ajo që bëjmë është e mirë, jemi në hap me kohën. Të gjithë janë të impresionuar me këtë", ka thënë Thom van der Veen, që punon në zyret e SPRIGS në Amsterdam.
Policia holandeze ka dhënë një shembull se si së fundi aplikacioni ka pasur sukses. "Në një të premte ne vendosëm dy vajza, të moshave 20 dhe 23 vjec - i vendosëm në internet. Të shtunën në mëngjes ato shkuan në stacionin e policisë dhe thanë: "Hey, ne jemi në atë aplikacionin, ju po na kërkoni? "Po, po ju kërkojmë - jeni të arrestuara" - dhe tani janë në burg", tha Bart Driessen i Policisë së Amsterdamit. /indeksonline/
Timbur Xhabiri - një nga programerët kosovarë që ka punuar në aplikacion
//indeksonline.net//kekompjuter//
Post a Comment