Postimet e fundit :

Pse bateria e smartphone-ve harxhohet shpejt?


Shumicës, problemin më të madh në telefonat e tyre të mençur u shkakton bateria, më saktë harxhimi i saj i shpejt për çka përdoruesit nuk mund shpesh t’i shfrytëzojnë të gjitha potencialet e telefonave pasi që duhet ta ruajnë baterinë për biseda.

Falë hulumtuesve nga “Microsoft” dhe nga universiteti “Purdue” më në fund kemi kuptuar njërin nga arsyet kryesore të zgjatjes së shkurtë të baterisë, ndërsa kjo është për shkak të aplikacioneve pa pagesë.

Shpenzues, aplikacionet pa pagesë

Ky hulumtim tregoi se disa nga aplikacionet pa pagesë harxhojnë vetëm një pjesë të vogël të energjisë për nevoja “personale”, derisa harxhimi tjetër ka të bëjë me proceset e lidhura me reklamimin, kërkimin e lokacionit, largimin dhe shfaqjen e shpalljeve e të ngjashme.

Mediet potencojnë që hulumtuesit kanë testuar gjashtë aplikacione të popullarizuara për telefona të mençur, duke përfshirë edhe Angry Birds dhe i testuan në telefonat e HTC-së të cilët punojnë në Android (Magic dhe Passion) dhe në Windows Mobile (TyTN II), derisa për shkak të kufizimeve që lidhen me Apple iOS harxhimet në iPhone nuk i kanë matur.

Në cilën mënyrë aplikacionet pa pagesë harxhojnë energjinë dhe kështu zvogëlojnë kohëzgjatjen e baterisë më së miri mund ta shihni në shembullin me lojën e popullarizuar Angry Birds, ku vetëm 20 për qind e harxhimit të energjisë së këtij aplikacioni ka të bëje me vetë lojën, ndërsa 45 për qind e harxhimit të energjisë ka të bëjë me kërkimin e lokacionit të telefonit në mënyrë që loja përdoruesit mund t’i ofrojë shpalljet e caktuara, derisa një pjesë e mirë e harxhimit të energjisë ka të bëjë me largimin dhe shfaqjen e shpalljeve dhe reklamave brenda lojës.

Zgjidhja e problemit

Po ashtu, është zbuluar se, kur telefonat janë të lidhur me 3G rrjetin, bateria vazhdon të harxhohet edhe pas përfundimit të aksionit të caktuar, për shembull pas shkarkimit të ndonjë informacioni (reklamës për lojëra), bateria edhe më tutje vazhdon të harxhohet.

Zgjidhje për këtë probleme ekzistojnë dhe hulumtuesit nga “Microsoft” dhe universiteti “Purdue” thonë që janë në ristrukturimin e kodit në disa aplikacione dhe ata pas testimit të bërë arritën të zvogëlojnë harxhimin e energjisë së tyre nga 20 deri në 65 për qind.

Duket se aplikacionet pa pagesë megjithatë e kanë çmimin e tyre, dhe nëse dëshironi që bateria t’ju zgjatë sa më shumë, shmangni shfrytëzimin e aplikacioneve të këtilla, së paku në ato situata kur telefoni u është i nevojshëm, dhe nuk keni mundësi për mbushjen e baterisë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter