Postimet e fundit :

Shpartallohet uebfaqja e spitalit të Shkupit

image
Ngjarjet e fundit që janë zhvilluar kohëve të fundit në Maqedoni kanë tërhequr mjaft shumë vëmendje. Teksa kemi konflikte fizike në mes palës shqiptare dhe maqedonase, të nisura kryesisht nga kjo e dyta dhe teksa partitë politike po i dënojnë këto veprime që mund të rezultojnë me ndonjë konflikt të mundshëm me përmasa më të gjera, në botën virtuale hakerët shqiptarë kanë sulmuar uebfaqen e spitalit të Shkupit.

Grupi i hakerëve me emrin “Ethnic Albanian Hackers” (vetë emërtimi i grupit tregon për synimin e hakerëve për bashkim kombëtar) kanë sulmuar uebfaqen e spitalit të Shkupit. Nëse vizitohet kjo faqe edhe tani në këto momente kur po shkruhet ky artikull e vërejmë të njëjtën gjendje që e kishte kjo faqe që nga momenti kur u sulmua.

Në pjesën e sipërme të kësaj faqeje të shpartalluar mund të vërehet teksti Shqipëria Etnike dhe flamuri kombëtar në sfond, ndërsa poshtë kësaj vërehet një tekst paksa i gjatë i vendosur nga shqiptarët, tekst ky i shkruar në gjuhën shqipe (...sa e ëmbël, sa e gjerë) ku tregohet arsyeja e sulmit. Hakerët e quajnë si veprim racor djegien e flamurit shqiptar nga Organizata e Krishterë në Maqedoni, veprim ky i cili është paraqitur në një video në YouTube para pak ditëve, si dhe provokimeve të shumta të cilat po iu bëhen shqiptarëve në Maqedoni, duke treguar që durimit të shqiptarëve po iu vjen fundi.

Në fund të faqes është përfshirë refreni i këngës “Proud to be Albanian” nga Etno Engjujt. Në këtë faqe është shkruar edhe teksti “Ne kurrë nuk harrojmë” në anglisht, që paraqet një slogan të ngjashëm me sloganet e grupit Anonymous që ky grup i përfshin në sulmet e veta kundër uebfaqeve të ndryshme.

Maqedonasit, të prirë nga ana e tyre kombëtare dhe fetare po mundohen që t’i kërcënojnë shqiptarët, por siç duket, ata vetëm sa janë duke i fryrë zjarrit dhe janë duke e kryer të kundërtën e asaj të cilën mëtojnë ta arrijnë me veprimet e tyre racore./pcworldal/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter