“Google” në bashkëpunim me “Asus-in” është duke përgatitur tablo të lira dhe të avancuara të cilat në tërësi do të mund ta ndryshoni tregun e tablove. Kështu vetëm pak kohë para se të dalë në treg modeli i ri i iPad-it, në internet përsëri u paraqiten spekulimet për tablonë që është duke e përgatitur “Google”.
Në këtë kompani e kanë kuptuar se me “Apple” nuk mund të konkurrojnë me tablo 10 inçëshe çmimi i të cilit është mbi 500 dollarë, ndërsa nga modeli Kindle Fire i “Amazon-it” e kanë parë që përdoruesve u është shumë e rëndësishme çmimi dhe se miliona vetë do të blejnë pajisje e cila kushton 200 dollarë, madje edhe nëse ka harduer më të dobët (Kindle Fire nuk ka kamerë e as mikrofon).
Dëshirojnë të fitojnë në garën me tablo
Në ngjarjen “Mobile World Congress” Andy Rubin nga “Google” paralajmëroi se në kompaninë e tij dëshirojnë “të fitojnë në garën me tablo” dhe se sivjet e kanë ndërmend të ndërmarrin hapa serioz që këtë ta realizojnë.
Nëse është për t’i besuar spekulimeve që po qarkullojnë në internet, “Google” këtë mendon ta arrijë me tablonë e cila do të ketë diagonale e ekranit prej shtatë inç, ndërsa çmimi i tij do të jetë 199 dollarë, sa kushton edhe tabloja e “Amazon-it”.
Por, për dallim nga Kindle Fire, tabloja e “Google-s” (disa spekulime thonë që do të quhet Google Play) do të duhet të punonte në harduer më ta avancuar, procesorin katërbërthamësh “Tegra 3”, do ta ketë ekrani shtatë inç me rezolucion 1200x800 pikselë, ndërsa sistemi operativ i tij do të jetë versioni i fundit i “Android-it” (Ice Cream Sandwich).
Bashkëpunimi Google-Asus
Pra partneri harduerik i “Google-s” në prodhimin e tij do të jetë “Asus”, kompania e cila në panairin e sivjetmë në “CES” e prezantoi tablonë 7 inç e cila punon me procesorin katërbërthamësh “Tegra 3”, dhe pritet që edhe tabloja e “Google-s” të jetë e ngjashme me këtë pajisje.
Po ashtu, përveç modelit me ekranin shtatë inç, “Google” dhe “Asus” bashkëpunimin e tyre do të mund ta vazhdojnë edhe në të ardhmen me prezantimin e modelit 10 inçësh i cili po ashtu do të mund të punonte të harduer të avancuar dhe do të mund të kushtonte 299 dollarë./zeri/kekompjuter/
Post a Comment