Postimet e fundit :

A5X në iPhone të ri



Sipas thashethemeve, tashmë ekzistojnë prototipet e telefonit të ri iPhone me shtëpiza të modelit të “vjetër” 4S, të cilat shfrytëzojnë një variant të procesorit A5X, i cili do të duhej të gjendej në pajisjet e reja iPod Touch. Zemra e iPad 3 do të mund të ishte zgjidhje interesante por edhe e pazakonshme për telefonin e ri.

Thuhet që pajisjet testuese janë të pajisura me 1 GB memorie RAM, ndërsa procesori A5X do të shfrytëzojë dy njësi ARM Cortex A9 dhe katër bërthama grafike SGX 543. Dhe derisa një fuqi e tillë është mjaft joshëse në letër, nxehja shtesë dhe shpenzimi nuk kanë edhe aq shumë kuptim në një aparat aq të vogël si iPhone. Madje edhe versionet e fundit të telefonat (4S) tregojnë ngarkesë me shpenzim dhe kapacitetin e vogël të baterisë, që do të duhej të jetë fokusi i zhvillimit. Dhe derisa sistemi i fuqishëm procesorik është relativisht i papërdorshëm, memoria shtesë është mjaft e dobishme dhe është logjike të pritet versioni dybërthamësh i procesorit dhe GPU bërthama diç më të mira, por në teknologjinë 28 nanometërshe.

iPod Touch tashmë një kohë të gjatë vuan për update, gjë që do të mund të ndodhë këtë vit për t’i gëzuar popullatat në rritje të gamerëve, që janë edhe klientela primare e këtij aparati. iPod Touch i ardhshëm brenda do të duhej të jetë i ngjashëm me iPhone 4S, sepse upgrade i vitit të kaluar ishte vetëm kozmetik./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter