Postimet e fundit :

Aplikacionet më të mira filmike për iPad


Në këtë tekst ua sjellim pesë aplikacionet më të mira filmike për tablo kompjuterin më të mirë momentalisht në treg. Në fillim do të prezantojmë aplikacionin e faqes më të popullarizuar për filma “IMDb” dhe atë të revistës britanike “Empire”. Këtu është edhe aplikacioni “Naked triler”, aplikacioni “Movie challenge”, si dhe në fund do të flasim për “MyBoxOffice”, e cila adhuruesve të filmave u mundëson sjelljen e rendit në videotekën personale.

IMDb

Edhe më tutje është faqja më e popullarizuar në botë për filma, e cila e ka aplikacionin pa pagesë për iPad. Bëhet fjalë në të vërtetë për aplikacionin i cili është mirë i njohur për pronarët e iPhone-t, pasi që është gati tërësisht identik si me atë për iPad. Por në iPhone është më i dobishëm pasi që mundëson shikimin më të thjeshtë të filmave, derisa në iPad është paksa më i komplikuar.

Por sidoqoftë ofron shikimin e organizuar të përmbajtjeve dhe të gjitha ato që adhuruesve të filmave u interesojnë. Secili film mundet shtesë të kërkohet në ueb-faqe, në të cilën ju dërgon “link-u” direkt.

Empire

Për fat të keq, çmimi i aplikacionit “Empire” nga 2.99 dollarë, sa ishte më parë, “kërceu” në 6.99 dollarë, që për iPad-revistën është çmim bukur i lartë. Por nëse i krahasojmë me versionet e shtypura, të letrës së disa revistave, të cilat kanë një çmim të përafërt, është e qartë se është më e shpagueshme dhe më e mirë që të blini versionin për iPad, gjithsesi i pasuar me elemente interaktive dhe me video të dhëna. Kështu secili film, qoftë se ka të bëjë me paralajmërimin apo recensionin, është i përcjellë me “trailer”.

Përmbajtja besoj që u është mirë e njohur, të gjitha për filmin dhe vetëm për filmin. Edhe pse është e vërtetë që shumicën e të dhënave mundeni pa pagesë t’i gjeni në internet, ndërsa vendimi për shikimin e filmit varet nga vetë ju, është e mirëseardhur që të keni një aplikacion të këtillë në të cilin filmi është bota e vetme.

Naked trailers

Shumica e njerëzve futen në mesin e atyre që harxhojnë shumë kohë në shikimin e “trailer-ëve” dhe në informacionet për filmat që do të arrijnë së shpejti, pas së cilave vijmë në përfundim që secili film vlen të shikohet. Mblidhen tituj, kështu që lista e filmave që pritni të shikoni bëhet gjithnjë e më e gjatë.

Aplikacioni “Naked trailers” është pikërisht për këtë ideale, për të gjithë atë që pëlqejnë “trailer-ët”, dhe së bashku me këtë është edhe pa pagesë. Aplikacioni është relativisht i thjesht, ndërsa “trailer-ët” praktikisht të kategorizuar, sipas filmave në kinema, ata që vijnë së shpejti, filmat në TV, DVD-të e reja, filma me kërkesë, ndërsa sidomos janë të mira kategoritë që i ndajnë filma në dekada, që nga të dyzetat dhe deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Movie challenge

Të “dashuruar” në filma, shpejtoni! Vetëm 1.99 dollarë ju kushton ky aplikacion, përkatësisht loja, në të cilën do të testoni dijen tuaj filmike duke u përgjigjur në pyetje lidhur me kuriozitetet filmike, nëpërmjet formës së përgjigjeve të sakta dhe pasakta të ofruara, citatin që është i nevojshëm ta njihni dhe pyetje të ngjashme të cilat i shohim edhe në kuize dhe në videolojëra, dhe të gjitha të kategorizuara në tri nivele, të lehta, të mesme dhe të vështira.

E vërtetë që dizajni mund të ishte më i mirë, por vetë aplikacioni është korrekt dhe ua mundëson lojën numrit më të madh të lojtarëve, që është treguar argëtuese.

MyBoxOffice

Nëse jeni adhurues të filmave, në koleksionin e juaj sigurisht që keni numër të madh të filmave, të cilat i keni të renditur apo i keni vetëm të hedhur në dollapin e caktuar andaj vetëm ju mund t’i “gjeni”. Por nëse numri i filmave kalon 200 apo 300, me siguri që u ka rënë ndërmend që të bëni një katalog.

Por, natyrisht në dollapin e këtillë nuk ka edhe aq shumë rregull, andaj aplikacioni “MyBoxOffice” që kushton vetëm 1.99 dollarë do t’u mundësoj që të filloni t’i renditni filmat ashtu si duhet. Njëherë filmat e përfshirë në këtë aplikacion mund t’i shihni dhe gjeni sipas titullit, zhanrit, statusit, vlerësimit të cilën filmit i keni dhënë pasi që e keni shikuar më parë.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter