Postimet e fundit :

Çka do të thotë shenja 4G


Me siguri deri tani shumë herë e keni parë shenjën 4G, por nuk jeni të sigurt se çka nënkupton ose çka paraqet në të vërtetë. Teksti në vijim me siguri do t’ju ndihmojë që ta kuptoni.

Shenja 4G i referohet gjeneratës së katërt të telefonisë mobile pa tela.

Gjithçka ka filluar në vitin 1980 me pajisjet analoge 1G të cilat kanë qenë të rënda dhe kanë pasur dimensione të mëdha. Më vonë, rrjetat digjitale kanë mundësuar prodhimin e telefonave mobil 2G, të cilat janë përdorur për dërgimin e mesazheve dhe për telefonata.

Rrjetet 3G me vete kanë sjellë zhvillimin e pajisjeve smartphone dhe transmetimin e shpejtë të informacioneve. Me teknologjinë 4G fshihet dallimi në mes zërit dhe llojeve tjera të të dhënave. Teknologjia 4G shndërron pajisjet mobile në sistem Voice-over-IP (VoIP – zëri nëpër IP), transmeton Fox News.

VoIP është protokoll për transmetimin e zërit përmes internetit dhe rrjeteve të tjera të paketeve. Zëri në këtë mënyrë transmetohet në formën e zërit të digjitalizuar, më së shpeshti të kompresuar dhe të mbështjellë në paketin e të dhënave në rrjetin IP.

VoIP nënkupton komunikim më të shpejtë dhe më të qartë.

Unioni ndërkombëtar i telekomunikimit e definon 4G-në si mundësi të downloadimit të të dhënave me shpejtësi prej 100 megabit (Mb) deri 1 gigabit (Gb) në sekondë.

Pasi që aktualisht nuk ekzistojnë rrjetet të cilat mund të mbështesin këto shpejtësi, është zhvilluar koncepti i “evolucionit afatgjatë” ose 'Long Term Evolution' (LTE), shpejtësia maksimale e të cilave rrjete teorikisht është vënë në 100 Mbps. Shpejtësitë e transmetimit në kohë reale janë 20 Mbps ose më pak./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter