Postimet e fundit :

Dizajneri i befasuar që theme i tij përdoret nga Korea Veriore






Robert Westmore nga Kalifornia Jugore dizajnon uebfaqe – por ai u shokua me të marrë vesh që ai kishte dizajnuar ballinën e një faqe për regjimin në Korenë Veriore.

“Unë nuk kisha ide,” tregoi ai për FoxNews.com në një intervistë. “Sinqerisht, unë madje nuk e kam ditur që Korea Veriore kishte një uebfaqe.”


Derisa qeveria totalitare vazhdon të shpenzojë qindra miliona në raketat që kanë dështuar të lëshohen, Korea Veriore pajiset keq në fusha të tjera, e në këtë rast edhe në ueb dizajn. Në fakt, shteti shpenzoi vetëm 15 dollarë për të bërë ridizajnimin e ballinës së faqes së vet kombëtare, korea-dpr.com – një fakt që është zbuluar aksidentalisht nga një student kolegji.


Michael DiTanna nga Universiteti Fordham ishte duke punuar në një projekt për propagandën Koreane kur ai e mori vesh për ridizajnin e faqes së shtetit, që DiTanna e vlerëson të jetë vetëm pak muaj  e vjetër. Si person mjaft i aftë në shkenca kompjuterike, DiTanna arriti shumë shpejt të marrë vesh që faqja ishte e bazuar në shabllonin Blender të Westmore që kushtonte 15 dollarë.


“Menjëherë unë e pashë që faqja ishte prodhuar përgjatë një theme të blerë,” tregoi DiTanna për FoxNews.com. “Ata sapo e bën një punë vërtet të spërkatur të fshirjes së kodit burimor,” shtoi ai, duke lënë kështu gjurmë për origjinën e faqes.


Që nga viti 2000, faqja ka shërbyer si fytyra zyrtare e sanskionuar e Koresë Veriore për botën e jashtme. Ishte ndërtuar nga Cho Son-il, i cili tregoi FoxNews.com që ai ishte një qytetar nderi dhe një zëdhënës i autorizuar i Koresë Veriore. Faqja thonë që arrin një mesatare prej 12 milionë klikimeve gjatë muajit.


Son-il e ndërtoi faqen, tha ai -- duke paguar 15 dollarë tek Robert Westmore, që është një dizajner freelance i uebit i cili e kishte postuar shabllonin për përdorim të përgjithshëm në ThemeForest.com, që është një shkëmbim online ku dizajnerët mund të paraqesin punën e tyre./pcworldalbanian/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter