Postimet e fundit :

Dropbox dhe Box duhet të brengosen për G Drive

image
Kemi parë mjaft shumë lajme gjatë javëve të kaluara për të thënë që lëshimi i ngarkesës në cloud Drive i Google me siguri që do të ndodhë. A duhet që ndërmarrjet si Dropbox dhe Box të frikësohen për këtë?
“Po,” tha analisti i infrastrukturës dhe veprimeve nga Forrester, Andrew Reichman.

“Kur Google është duke luajtur është hapësira juaj, ju duhet të jeni të brengosur,” ka thënë Reichman për VentureBeat. “Dropbox dhe Box janë ndërmarrje të vogla nga krahasimi dhe Google ka xhepa shumë më të thellë.

Drive ka qenë duke u ndërtuar që nga viti 2007, kur CEO i tanishëm, Larry Page, kishte punuar nga brenda me anëtarët e tjerë të Google për të lëshuar një shërbim të quajtur “G Drive”. Projekti ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjatë të njëjtit vit, ishte themeluar Dropbox dhe është bërë njëri nga zgjidhjet më të përdorura për ngarkesa cloud, kryesisht për shkak të mundësisë për qasje në platformën e pangjashme.

Pastaj Box, që është nisma e re që ka pasur si cak ndërmarrjet dhe shumë shpejt paraqiti frymën e vet për risi me veglat si OneCloud që ua lejon aplikacioneve e palës së tretë që t’i sinkronizojnë të dhënat në celularë.

“Dropbox dhe Box kanë plotësuar një nevojë që bizneset dhe konsumatorët kanë nevojë me ngarkesat cloud dhe njerëzit duket që vërtet t’i pëlqejnë ato,” tha Reichman. “Kjo është mjaft mirë... por është mjaft e rëndë për të qenë në një betejë për çmim me Google.”

Kur bëhet fjalë për çmim, Google do të ofrojë 5GB hapësirë falas për çdo përdorues të Google. Box ua ofron të gjithë përdoruesve 5GB falas, ndërsa Dropbox ua ofron vetëm 2GB falas për çdo përdorues. Si shërbimet e tjera, Google do ta ofrojë Drive në një model “freemium” që ua mundëson përdoruesve të blejnë ngarkesë shtesë sipas nevojës.

Për dallim nga Dropbox dhe Box, Google do të mundohet të ballafaqohet denjësisht me pjesëmarrësit e tjerë në garë si SkyDrive i Microsoft, CloudDrive i Amazon, SugarSync dhe Egnyte.

“Është një treg mjaft i hapur, kështu që pjesëmarrësit e vendosur nuk duhet të jenë të ngurtësuar, por duhet të jenë të brengosur,” tha Reichman.

Përpjekja më e mundshme që mund të ndodhë për Drive është që të bëhet ndërlidhja me shërbimet e tjera të Google. Ju mbase mund ta prisni që tek shiriti i zi në çdo shërbim të Google të vendoset fjala “Drive”.

“Nëse ju tashmë përdorni Voice, Gmail dhe Docs, kjo mund të shtohet tek ato,” shpjegoi Reichman. “Do të jenë shumë biznese që tashmë përdorin Google Apps që do ta kishin parasysh Drive-in. Google nuk kishte pasur tërheqje të madhe me Fortune 50, por është duke u përdorur nga më shumë biznese se që mund të mendoni.”

Reichman e sheh përqendrimin e Google në një ekosistem të mbyllur si një dobësi kyçe. Ai beson që Google mund të mos ketë dëshirë që Drive të ndërlidhet me shërbimet e tjera aq shumë si ofruesit e tjerë të ngarkesës cloud.

“Google siç duket nuk do të bëjë një punë të mirë me ndërlidhjen me Microsoft Sharepoint dhe Exchange,” tha Reichman. “Dhe kur bëhet fjalë për aplikacionet e palës së tretë së bashku, do të jetë më pak i hapur, duke u bazuar në historinë e vet./pcworldal / kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter