Postimet e fundit :

Google+ tani me 100 Miliona përdoruesë



Analistët thonë se rrjeti social i gjigandit Google, Google Plus pritet të arrijë shifrën e 100 milion përdoruesëve. Shifra më e fundit që Google ka publikuar ka qënë 90 Milionë, shifër që e ka publikuar vetë CEO-ja i Google, Larry Page më 20 Janar.


Në një postim në Google Plus, Paul Allen, një shikues i afërt i rrjetit social, ka shënuar se rrjeti është rritur më shumë se 10 për qind në një periudhë 2 javore.


Allen, themeluesi i Ancestry.com, ka parashikuar se Google + do të arrijë 400 miliona përdoruesa deri në fund të vitit. Kjo shifër është sa gjysma e përdoruesëve që Facebook ka tani.


Një nga faktorët që mendohet të ketë kontribuar shumë në rritjen e Google + ka qënë vetija e re e Facebook, Timeline, të cilën jo të gjithë e pëlqejnë./tech/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter