Postimet e fundit :

Kujdes nga aplikacionet e rreme të Angry Birds




Gjatë kësaj jave punëtorët në Rovio janë përpjekur për të paralajamëruar përdoruesit e rinj të lojës së tyre që të marrin versionin e vërtetë të Angry Birds Space, duke iu shmangur të gjitha mashtrimeve.



Ashtu siç ka qenë që nga fillimi i shkarkimeve të lojës dhe ashtu siç pritet të ndodhë deri në fund, mashtruesit janë duke krijuar aplikacione që mundohen të paraqiten si version zyrtar vetëm për të përmbajtur një version të thyer të lojës së përmendur ose më keq: hakime. Më poshtë në këtë faqe mund të shihni lidhjen për ta bërë shkarkimin e lojës Angry Birds Space në dyqanin App Store për iOS dhe Google Play.


Shpresojmë loja Angry Birds Space do të jetë së shpejti  e gatshme për të gjitha platformat. Atyre që janë duke luajtur ju dëshirojmë argëtim të këndshëm, ndërsa ata të cilët nuk e kanë mundësinë për të luajtur këtë lojë, mund të shikojnë një video të shkurtër rreth versionit më të fundit të lojës Angry Birds. Dhe mos harroni, paralajmëroni të tjerët që të mos bëhen pre e mashtrimeve të shumta që ndodhin ditëve të sotme./pcworldalbanian/Kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter