Postimet e fundit :

Metali i lëngshëm në iPhone të ri?



Sipas thashethemeve më të reja lidhur me gjeneratën e ardhshme të iPhone, thuhet se do të ketë shtëpizën e punuar bazuar në teknologjinë Liquidmetal.

Duke cituar burime anonime nga industria, ETnews nga Koreja thotë që Apple do të shfrytëzojë teknologjinë Liquidmetal për iPhonein e ri, dhe thekson që do të prezantohet në konferencën e ardhshme botërore për zhvillues të Apple, e cila zakonisht mbahet në qershor.

Apple ka blerë licencën komerciale ekskluzive për Liquidmetal kah fundi i vitit 2010 nga kompania Liquidmetal Technologies. Kjo teknologji, të cilët Apple deri më tani e ka shfrytëzuar vetëm për veglën për nxjerrjen e SIM kartelës, shpesh quhet edhe qelqi i metaltë.

Në dokumentacionin e vet Liquidmetal Technologies thotë që ky material është më i fortë, elastik dhe më i qëndrueshëm se alumini, legurat e titanit dhe çeliku që nuk ndryshket./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter