Postimet e fundit :

Monitorët e Philips për qëndrim të drejtë

Pasi që së pari kanë futur senzorin i cili detekton praninë e personit para monitorit dhe nëse nuk gjendet aty monitori shkyçet për të kursyer, inxhinierët e Philipsit kanë shkuar tani edhe një hap tutje. 

Seria e re monitorëve shfrytëzon teknologjinë e cila ndihmon në mbajtjen e qëndrimit të drejtë gjatë shfrytëzimit të kompjuterit. Modeli 24-inçësh ErgoSensor me rezolucion HD nuk kërkon kurrfarë pajisje shtesë të posaçme, por do t’ju kërkojë me mirësjellje kur jeni shumë të kërrusur në krahasim me pozitën ideale të syve në krahasim me ekranin. 

Kjo teknologji ndihmon edhe tek përcaktimi i pozitës perfekte dhe zgjedhjes së largësisë nga monitori.

Tani për tani nuk ka fjalë për çmimin dhe kohën kur do të fillojë të shitet./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter