Postimet e fundit :

Sezoni i fotoaparateve WiFi?



Përveç Nikonit që ka prezantuar WiFi adapterin e vet opsional për bartje pa tela të përmbajtjeve dhe kontroll përmes pajisjeve të bazuara në Android, tani edhe Samsung në serinë e vet të fotoaparateve NX mirrorless ka ofruar opsionin e njëjtë, por të integruar.
Kështu, modelet e reja NX20, NX1000 dhe NX210 përveç opsioneve pak të avancuara në krahasim me paraardhësit do të kenë senzor 20 megapixelësh dhe lidhje WiFi me mundësi të qasjes në Facebook, Picasa dhe YouTube direkt nga aparati.
Ashiqare që ky opsion më nuk është i rezervuar vetëm për modelet point and shoot (Samsung, Sony, Panasonic), dhe se strategjia po zgjerohet në modelet më të avancuar. NX20 dhe NX210 do të duhej të paraqiten kah fundi i muajit maj me çmime prej 1100 dhe 900 dollarësh, ndërsa koha e paraqitjes së modelit NX1000 do të bëhet e ditur më vonë./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter