Postimet e fundit :

Shiten 2 milionë Lumia

XEdhe pse rezultatet për shitjen e 2 milionë telefonave Lumia 900 në çerekun e parë të këtij viti janë trimëruese pas një rënieje të gjatë të popullaritetit të telefonave të avancuar të Nokias (por jo edhe aq impresive në krahasim me konkurrencën), kjo kompani akoma nuk mund të thotë që ka arritur të bëjë transicionin ndoshta më të madh në historinë e vet. 
E se sa janë të rëndësishëm telefonat e mençur, më së miri tregon fakti që prej 4,2 miliardë eurove nga shitja e telefonave, ata marrin pjesë me hise prej 1,7 miliardësh, pra gati gjysma, ndërsa pjesa tjetër bie në telefonat klasikë të shitur në shumë më shumë ekzemplarë. Megjithatë, shpenzimet e largimeve nga puna dhe ristrukturimit do ta hedhin Nokian në një minus të lehtë, ndërsa Elop dhe ekipi, sipas fjalëve të tij, “vazhdojnë të përshpejtojnë frekuencat e Nokias”. /koha/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter