Postimet e fundit :

Steve Jobs dhe shtatë rregullat e suksesit





Ndikimi i Steve Jobs në jetën tuaj nuk mund të nënvlerësohet. Inovacionet e tija sigurisht kanë ndikuar tek shumë gjëra, duke përfshirë kompjuter, filma, muzikë dhe telefona. Nga Jobs shumë analistë të industrisë thonë se kanë mësuar se prezantimet mund të inspirojnë. E për ndërmarrësit, trashëgimia më e madhe e Jobs është e ndërlidhur me bashkësinë e principeve që kanë shtyrë suksesin e tij.

1.Bëni atë që dashuroni – Jobs një herë e tha: “Njerëzit me pasion mund të ndryshojnë botën për më mirë”. I pyetur për këshillat që do t’u ofronte atyre që dëshirojnë të jenë ndërmarrës, ai tha: “Unë do të gjeja një vend pune apo diçka gjersa të kuptoja se për çka jam më së shumti i pasionuar”. Pasioni ishte gjithçka për Jobs.

2.Vendosni një vrimë në univers – Jobs ka besuar në fuqinë e vizionit. Ai njëherë ka pyetur presidentin e atëhershëm të Pepsi, John Sculley: “A dëshironi të shpenzoni jetën tuaj duke shitur ujë me sheqer apo dëshironi të ndryshoni botën>”. Mos e largoni prej syve vizonin asnjëherë.

3.Bëni lidhje – Jobs një herë tha se kreativiteti po lidh gjërat. Ai nënkuptonte se njerëzit me një njohuri të gjerë dhe me përvoja të shumta jetësore shpesh mund të shohin gjëra që të tjerët nuk i vërejnë. Ai përcolli ligjërata në kaliografi, që në fakt nuk kishin shfrytëzim praktik në jetën e tij – derisa ai krijoji Macintosh’in. Jobs udhëtoi në Indi dhe Azi. Ai studioi dizajn dhe mikpritje. Mos jetoni në kuti. Lidhni idetë prej fushave të ndryshme.  

4.U thoni jo 1,000 gjërave – Jobs ishte krenar në lidhje me atë që Apple zgjodhi të bëjë pasi ai ishte gjëja të cilën Apple e bëri. Kur ai u rikthye në Apple në vitin 1997, ai mori kompaninë me 350 produkte dhe e reduktoi  në 10 produkte në një periudhë dy vjeçare. Pse? Për shkak se iu mundësua të vendos ekipin “A” në secilin produkt. 


5.Krijoni përvoja çmendurisht të ndryshme. – Jobs gjithashtu ka krijuar inovacion në përvojën e shërbimeve për konsumator . kur ai për herë të parë doli me konceptin për Apple Stores, ai tha se ato duhej të ishin më ndryshe, dhe të ishin vende që pasurojnë jetën. Çdo gjë rreth përvojës që ju keni kur futeni në një Apple Store është vërtetë e krijuar për të pasuruar jetën tuaj dhe për të krijuar një lidhje emocionale mes juve dhe markës Apple. 


6.Mjeshtëroni mesazhin – Ju mund të keni idenë më të mirë në botë, por nëse nuk mund të komunikoni idenë tuaj, ajo nuk ka rëndësi. Jobs ishte interpretuesi më i mirë i tregimeve në nivel të korporatave, dhe në vend se të ofronte një prezantim të thjeshtë sikurse që bëjnë shumica, ai informonte, ai edukonte, ai inspironte dhe ai argëtonte, dhe atë në një vend.


7.Shisni ëndrra, jo produkte – Jobs gjithashtu kapi imagjinatën tonë p shkak se ai vërtet kuptoi konsumatorin. Ai e kuptoi se tabletët nuk do të kapnin imagjinatën tonë nëse do të ishin tepër të komplikuar. Rezultati? Një buton përpara në një iPad. Është aq i thjeshtë sa që një dy vjeçar mund ta përdor. konsumatorëve nuk ju bëhet vonë për produktin tuaj. Ata kujdesen për vetveten, shpresat e tyre, ambiciet e tyre. Jobs na ka mësuar se nëse ju ndihmoni konsumatorët të takojnë ëndrrat e tyre, ju do t’i fitoni./kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter