Postimet e fundit :

Cilave pajisje do t’u themi “lamtumirë”?


Adoleshentët e sotëm nuk i mbajnë mend video kasetat, walkman-ët apo kasetofonin, por shkëlqyeshëm dinë për desktop kompjuterin apo teledirigjuesin.

Gjeneratat e reja që do të vijnë pas tyre në të ardhmen ndoshta as këto të fundit nuk do t’i shfrytëzojnë. Askush sigurisht nuk e di çka do të zhduket kur fëmijët tonë bëhen njerëz të rritur, por për disa mund të supozohet.

Telefonat fiks

Sapo që pothuajse tërë banorët e vendit tonë, pas pritjes së gjatë, arritën të sigurojnë linjën telefonike, përafërsisht për një dekadë mund të përshëndetën me telefona fiks.

Në Amerikë shumë shtëpia tashmë e kanë linjën pa tel e cila shërben si telefon i shtëpisë. Shfrytëzimi i telefonave celularë do të jetë më e lirë dhe më praktike, kështu që shumica do të vendosnin të heqin dorë nga pagimi i faturave për telefona fiks.

Fotoaparatet dhe kamerat

Kamerat në telefonat e mençur ngadalë janë duke “i vrarë” fotoaparatet e vjetra dhe të mira si dhe kamerat. Për dallim nga pajisjet për fotografim dhe incizim, të cilat me veti i marrin vetëm kur të na nevojiten, telefoni i mençur është gjithmonë me ne.

Përveç që janë gjithmonë në dispozicionin tonë, telefonat e mençur ofrojnë mundësinë e përpunimit të shpejtë të fotografisë dhe vendosjen e fotografive në internet.

Aparatet të cilat sot i shfrytëzojmë do të mbeten për fotografët profesionalë dhe kameramanët, dhe fëmijët për disa vjet me siguri që nuk do t’i posedojnë, pasi që në telefon do t’i kenë të gjitha që u nevojiten.

Kinematë

Zhdukja e kinemave ka kohë që është paralajmëruar. Sallat ku shfaqen filmat kanë gjithnjë e më pak publik që kontribuon edhe në zvogëlimin e numrit të kinemave.

Paraqitja e televizorit me ekran dhe rezolucion më të madh, si dhe mundësia e 3D shtesave, i bëjnë kinematë e shtëpive plotësisht të mjaftueshme për kënaqësinë në shikimin e filmave, pra pa dalje nga shtëpia.

Miu

Vështirë është të paramendohet që nuk do të shfrytëzojmë më miun më të pëlqyer në botë derisa punojmë në kompjuter. Për disa vjet harxhimet e shtimit të “miut të ndjeshëm në prekje” në ekran do të jenë aq të vogla, kështu që do ta ketë secili “display”, sikur laptopi apo televizori.

Pra, miu nga i cili nuk frikësohemi nuk do të zhduket brenda natës, por së shpejti do ta lëmë pas dore, për shkak të zgjidhjeve më praktike.

Teledirigjuesi

Para se shumica nga ne të lindim nuk kanë ekzistuar teledirigjuesit. Ndërrimi kanaleve televizive ka qenë e mundur me shtypjen e butonit në televizor. Kur fëmijët e sotëm të bëhen prindër, kanalet në televizor me siguri që do t’i ndërrojmë me komandat e zërit, apo duke shfrytëzuar telefonin celular.

Desktop kompjuterët

Laptopët dhe tablotë do të zëvendësojnë kompjuterët “e palëvizshëm” në të ardhmen e afërt. Parashikohet që kompjuterët që i shfrytëzojmë sot më së shpeshti do të shërbejnë për nevojat e mirëmbajtjes së IT sistemeve të mëdha, njoftojnë mediet e huaja./ zeri / kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter