Postimet e fundit :

Dezinfektoni kompjuterin për qasje në internet



FBI ka paralajmëruar se qindra mijëra përdorues mund të humbin qasjen e tyre në internet më 9 korrik, nëse nuk e heqin një softuer të dëmshëm nga kompjuterët e tyre.

Bëhet fjalë për DNS Changer, virusit trojan i cili godet sistemet e bazuara në Windows dhe përdoruesit e Mac-ve, duke ridrejtuar përdoruesit nga ueb-faqet e kërkuara nën kontrollin e kriminelëve të kompjuterëve.

Kjo është bërë me qëllim që përdoruesve të infektuar, t’u servojnë shpallje, përmes të cilave kriminelëve do t’u sjellin fitime të mëdha.

Dhe FBI ka paralajmëruar shuarjen e këtyre ofruesve deri në korrik, kështu që përdoruesit e infektuar me DNS Changer, nuk do të mund të kenë qasje në Internet, duke marrë parasysh se sistemi i tyre është ndryshuar në atë mënyrë, që për qasje në internet, duhet të përdorin ueb-faqet e ofertuesve në fjalë.

Duke marrë parasysh se përdoruesit e infektuar pas datës 8 korrik më nuk do të kenë mundësi të kyçen në internet dhe të gjejnë mjet të përshtatshëm për heqjen e këtij virusi të dëmshëm,u këshillohet që para kësaj date t’i kontrollojnë sistemet e tyre nëse i kanë të infektuar./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter