Postimet e fundit :

Facebook-u nuk është më cool.!


Rrjeti shoqëror “Facebook”, me 3.000 të punësuar e që së shpejti mund të bëhet kompani publike me 3.9 miliardë dollarë para të gatshme dhe me vlerën e cila sillet ndërmjet 85 dhe 100 miliardë dollarë, para pak kohe e bleu konkurrentin shumë më të vogël, aplikacionin për shkëmbimin e fotografive “Instagram-in”, që shkaktoi një grumbull të madh të kritikave ndaj kompanisë së Marc Zuckerberg-ut.

Nuk kanë mendim pozitiv për “Facebook-un”

Disa përdorues të “Instagram-it” i kopjuan fotografitë e tyre dhe i fshinë vetëm që “Facebook” të mos mund të arrijë deri te to, ndërsa as ekspertët nuk kanë qenë aq “miqësor” ndaj “Facebook-ut”.

David Horsey nga “Los Angeles Times” e vërejti që rrjeti shoqëror gjithnjë e më shumë i ngjan “Mikut të Madh”, variantit më të butë të “Vëllait të Madh” të Orvelit, ndërsa duket se edhe të tjerët e ndajnë mendimin e njëjtë me të.

Anketa e re e bërë, para blerjes së “Instagram-it”, e zbuloi se 28 për qind e amerikanëve nuk kanë mendim pozitiv për “Facebook-un”, kjo është dyfishë më shumë kundërshtar sesa që i ka “Apple” dhe tre herë më shumë se sa ata që e urrejnë “Google-n”.

Vështirë është të përcaktohet momenti i saktë kur filluan problemet me imazhin e “Facebook-ut”, ndoshta kur përdoruesit e kanë kuptuar sa të dhëna për ta ky rrjet mbledhë, ndoshta kur Marc Zuckerberg filloi të mos duket më si “djalosh i thjeshtë i kolexhit”, por gjithnjë e më shumë si miliarder i thjeshtë.

Politika e privatësisë “plotësisht konfuze”

Mosbesimi i përdoruesve rrjedh nga brengosja që e nxitë politika e tij e privatësisë e cila është përshkruar si “plotësisht konfuze”, ndërsa edhe vetë “Facebook” e pranoi që siguria mund të jetë pengesë për zhvillimin dhe besimin ndaj kompanisë në të ardhmen, e pra që për rrjedhojë do të ketë largimin me të madhe të përdoruesve.

Por se a do t’i tejkalojë të gjitha këto probleme “Facebook” dhe se a do ta arrijë të rifitojë besimin e përdoruesve kjo pritet të shihet në të ardhmen, por një gjë duhet ditur ata duhet të punojnë shumë që ta arrijnë atë që pretendojnë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter