Postimet e fundit :

iPhone 5 do të bëhet nga “qelqi metalik”


iPhone 5, i cili do të gjendet në shitje deri në fund të këtij viti, do të prodhohet nga “qelqi metalik”, i njohur edhe si “metal i lëngshëm”, deklaroi një burim anonim. Shtëpiza e iPhone-t të ri do të jetë 20 herë më e fuqishme se e tanishmja.

Siç njoftojnë mediet, “qelqi metalik” është i njohur që nga vitet e ‘60-ta të shekullit të kaluar, ndërsa nga vitet ’90 është gjendur në prodhimin industrial. Ky aliazh metalik, ka strukturë “të trazuar” qelqi, dhe jo e formuar nga kristale sikur te shumica e metaleve.

Falë zhvillimit të teknologjisë, ky lloj i qelqit, është po aq e fuqishme sa edhe metali, tani mund të përdoret edhe për prodhimin e telefonave celularë. “Apple” ende nuk është prononcuar lidhur me këtë gjë.

Gjiganti teknologjik nënshkroi marrëveshje ekskluzive me kompaninë “Liquidmetal Technologies Ltd”, e cila është krijuesja e materialit në fjalë. Konsiderohet që “Apple” pagoi 11 milionë dollarë për këtë kontratë. Pjesa e iPhone 5 për të cilën pritet që do të bëhet nga “qelqi metalik” do të jetë pjesa e pasme e shtëpizës.

Mediet e huaja njoftojnë që Samsung Galaxy S3, i cili do të duhet të prezantohet më 3 maj në Londër, do të prodhohet nga “qeramika e teknologjisë së lartë”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter