Postimet e fundit :

Ubuntu Linux 12.04


Versioni LTS me emrin e koduar Precise Pangolin dhe versionet zyrtare 12.04 janë në disponim, siç edhe ishte paralajmëruar, për të gjithë të interesuar për këtë sistem operativ Linux, sikurse edhe për ata që do të mund të bëhen të tillë.

Cannonical, botues i Ubuntu Linux, nuk heq dorë nga interfejsi i vet kontravers Unity, kështu që edhe në këtë version ai është desktop interfejsi kryesor, edhe pse ka mundësi të shfrytëzohet edhe GNOME 2 ose 3 sipas dëshirës.

Risi kryesore e këtij versioni të Ubuntu Linux është sistemi i menyve Head-Up Display i cili do të përpiqet të zëvendësojë menytë tradicionale.

Më shumë detaje mund të gjeni në http://www.ubuntu.com/.

/koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter