Evropë, Android 4.0 arrin në HTC Evo 3D
Me sa duket, edhe një model tjetër i telefonit të HTC-së është bërë me versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Më saktë, bëhet fjalë për modelin HTC Evo 3D, i cili do të pajiset me Android 4.0 dhe do të jetë në dispozicion për përdoruesit e saj në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Ende nuk është bërë e ditur se cilët operator mobil do ta marrin versionin e ri të Android, ndërsa është e rëndësishme të dihet se për Android 4.0.3 nevojiten rreth 300MB memorie në të cilën përfshihet edhe ndërfaqja HTC Sense 3.6. / Telegrafi / Kekompjuter
Post a Comment