Postimet e fundit :

Facebook edhe për fëmijë nën 13 vjeç


Rrjeti më i popullarizuar momentalisht në botë “Facebook” është duke e zhvilluar teknologjinë e cila do t’i mundësojë edhe fëmijëve nën moshën 13 vjeçare që të krijojnë profilin nën mbikëqyrjen e prindërve.

Në “Facebook” presin që kështu do të rrisin numrin e përdoruesve, sikurse edhe fitimin e kompanisë, por ky hap shkaktoi brengosje për shkak të privatësisë, njoftojnë mediet amerikane.

Mbikëqyrja e prindërve

Mekanizimi i cili momentalisht është duke u testuar mundëson lidhjen e profileve të cilat i hapë fëmija nën moshën 13-vjeçare me profilin e prindërve të tij, të cilët në këtë mënyrë do të arrijnë të kontrollojnë aktivitetet e tyre në këtë rrjet shoqëror.

Kjo do të thotë që prindërit praktikisht mund të vendosin me kë fëmija i tyre mund të jetë mik në “Facebook”, me këtë do të komunikojë, cilat aplikacione do t’i shfrytëzojë dhe çka do të publikojë në profilin e tij.

Politika aktuale në “Facebook” nuk u lejon fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që të kenë profile, por shumë organizata në tërë botën të cilat merren me çështjen e privatësisë në internet paralajmërojnë që fëmijët edhe ashtu hapin profile duke dhënë të dhëna të rrejshme për datën e lindjes.

Terren bukur i ndjeshëm

Secili tentim që fëmijëve nën moshën 13-vjeçare t’u lejojë krijimin e profileve në “Facebook” sjell deri te terreni bukur i ndjeshëm, pasi që kompani edhe ashtu është duke u ballafaquar me akuza për shkeljen e privatësisë.

Por, marrë parasysh gjendjen reale dhe faktin që fëmijët tashmë krijojnë profile duke i shmangur rregullat e përcaktuara, në kompani besojnë që më mirë është që të tentojnë që prindërve t’u mundësojnë “qasjen e lehtë” në aktivitetet e fëmijëve të tyre në këtë rrejt shoqëror./zeri/kekompjuter.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter