Ndodhen në Facebook, si p.sh. Farmville, dhe mund të shpenzohen në shitës të caktuar si Target. Sipas New York Times Facebook ka marrë 30 për qind të shitjeve, duke i sjellë 15 për qind të fitimeve ndërmarrjes gjatë vitit të kaluar.
Ja një shpjegim për ndryshimin e monedhës, të cilën e paraqiti rrjeti Facebook në blogun e vet për zhvillues, gjatë ditës së djeshme:
"Duke mbështetur çmimin në monedhën lokale, ne shpresojmë të thjeshtësojmë përvojën e blerjes, t’ju japim më tepër elasticitet dhe ta bëjmë më të lehtë arritjen e një audience globale të përdoruesve të Facebook-ut, të cilët kërkojnë një rrugë për të paguar për aplikacionet dhe lojërat tuaja në monedhën e tyre lokale. Me çmim lokal, ju do të jeni në gjendje të vendosni çmime më të qëndrueshme për përdoruesit jashtë Shteteve të Bashkuara dhe të vendosni çmimin e ndryshëm për të njëjtën gjë, në bazën e formulës treg-për-treg.
Sa i përket ndryshimit të monedhës, që mund t’i ndihmojë zhvilluesit në shitjen e aplikacioneve përgjatë rrjetit Facebook, rrjeti shoqëror lajmëroi zhvilluesit që mund të nisin planet për pagesa mujore, në vend të vetëm një pagese.
Ja se çfarë shkruan Facebook në blog:
Shumë zhvillues i realizojnë me sukses financiarisht aplikacionet e tyre për blerjet virtuale. Duke filluar nga korriku, ne jemi duke lëshuar abonimet, si një rrugë tjetër për ju që të ndërtoni bizneset në Facebook. Me abonim, ju mund të vendosni një rrjedhë periodike të të ardhurave dhe të ofroni përmbajtje të përditësuar ose përvoja premium për një pagesë në muaj.
Sipas blogut të rrjetit Facebook, ndryshimet e monedhës janë vendosur që të ndodhin në korrik dhe do të jenë në dispozicion, edhe për ueb edhe për celularë. (PC World Albanian)kekompjuter
Post a Comment