Postimet e fundit :

Ndikimi i aplikacioneve gjatë ngasjes

Rregullatorët dhe prodhuesit e automobilave janë të brengosur për shkak të ndikimit të aplikacioneve të telefonave të mençur në përqendrimin e ngasësit gjatë ngasjes së makinës, njoftojnë mediet amerikane. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, gati secili prodhues në vitet e fundit në këtë apo atë mënyrë i kanë pranuar këto aplikacione dhe i kanë futur në automobilat e tyre.
“Kur një prodhues sheh se të tjerët kanë futur ndonjë risi, ai do të reagojë dhe do ta fusë të njëjtën”, pohon Robert Acker nga kompania “Aha”. Disa prodhues, si “Lexus”, mundohen të evitojnë instalimin e ekraneve të mëdhenj dhe që shihen lehtë në automobila dhe shmangien e ekraneve të ndjeshëm në prekje.
Rregullatorët potencojnë që nga 900.000 aksidente të lajmëruara automobilistike vitin e kaluar në SHBA madje 17 për qind e tyre u shkaktuan nga pengesat me të cilat u ballafaqua ngasësi, e sidomos nga përdorimi i aplikacioneve.
Agjencia nacionale amerikane për sigurinë e komunikacionit në autostrada publikoi në muajin shkurt një manual me 177 faqe, i cili ka të bëjë pikërisht me pajisjet elektronike në automobil.
Për tani bëhet fjalë vetëm për manual, por ekziston mundësia që të fillojnë të zbatohen edhe ndalesa lidhur me përdorimin e aplikacioneve. Në këtë moment askush nuk e di çfarë do të jenë ato dhe në cilën masë do të ndikojnë në zhvillimin e autoindustrisë./Zeri.info/Kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter