Postimet e fundit :

Një e treta e prindërve janë penduar që u kanë blerë fëmijëve telefon dhe laptop






Çdo i katërti prind çdo ditë debaton me fëmijën për kohën që e kalon para TV-së, në kompjuter ose telefon, ndërsa shumica dëshirojnë që fëmijët më shpesh të luajnë në vend të hapur.


Gati 34 për qind e prindërve dëshirojnë tua marrin fëmijëve të tyre pajisjet që ua kanë dhuruar, sepse kanë vënë re probleme me durim, kreativitetin dhe aftësitë shoqërore, ka vërtetuar hulumtimi i kompanisë britanike, Hobbycraft.


Një e treta e tyre janë pishman që u kanë blerë telefona, kompjuterë dhe konzola për lojë, ndërsa një numri të madh të prindërve më së shumti i pengon që fëmijët e tyre shumicën e kohës e kalojnë para kompjuterëve dhe TV-së, në vend se të luajnë jashtë, shkruan Daily Mail. Përveç kësaj, më së shumti i brengos që fëmijët e tyre nuk dinë të jenë kreativë, por edhe e pranojnë që nuk i inkurajojnë sa duhet, ka vërtetuar studimi.


Edhe pse 73 për qind e prindërve mundohen që t’ua kufizojnë fëmijëve kohën që e kalojnë para ekraneve të vogla, gati gjysma e tyre në një moment megjithatë heqin dorë. Për arsyen e njëjtë edhe grinden, ndërsa çdo i katërti pohon që zënkat janë të përditshme. Përveç kësaj, pajisjet kanë ndikuar edhe në kohën e kaluar bashkë dhe kështu shumica e prindërve e pranojnë që për shkak të tyre kalojnë gjithnjë e më pak kohë me fëmijët, çka i bën që për festat e ardhshme t’u blejnë fëmijëve çfarëdo dhurate tjetër, përveç atyre teknologjike.


“Gjeneratat e fëmijëve të lindur pas vitit 2000 kanë fëmijëri më të ndryshme se gjeneratat që kanë lindur para tyre. Mungesa e shkathtësive kreative mund të ndikojë në koncentrim dhe durim, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”, – pohon Emma Kenny nga revista amerikane “Media Psychologist”. 


Rreth 50 për qind e fëmijëve në moshën prej 3 deri 16 vjeç kanë videolojëra, ndërsa gjysma e tyre rregullisht argëtohen duke luajtur Nintendo Wii. Çdo i katërti fëmijë në dhomën e vet ka TV, ndërsa më pak se gjysma e tyre dinë të bëjnë avion nga letra./kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter