Postimet e fundit :

Nvidia lançon kartën GTX 680 GPU për aparatet celularë

Teknologjia e fundit nga Nvidia, Kepler GPU prezantohet për aparatet celularë, duke ofruar grafikë të teknologjisë së fundit në pajisje më të vogla. Grafika në aparatet celularë ka pasur gjithmonë dy probleme, rendimentin dhe fuqinë. Rendimenti nuk i afrohet kurrë atyre të desktopëve, kurse fuqia harxhon aq shumë bateri saqë e nxeh atë, duke e nxjerrë jashtë kufizimeve të lejuara.
Zgjidhja e Nvidia për këto probleme quhet GTX 680M. Si me modelet e mëparshme të GPU, GTX 680M nuk ofron specifika të njëjta me versionin e desktopit, por gjithësesi iu afrohet atyre. Ka një arkitekturë pothuajse të njëjtë me atë të GTX 670, ka 1344 bërthama grafike dhe një vëllim memorieje 256 bit. Shpejtësia e orës varet nga performanca e sistemit. Vlera më e lartë që ajo mund të kapë është 720MHz, në krahasim me 915MHz që kap karta për desktop. Shpejtësia e memorjes është paksa më e ulët, 115GB/sek përkundër 192/GB/sek të desktopit GTX 670.
GTX 680M I ka të gjitha karakteristikat e desktopëve Kepler, duke përfshirë TXAA, adaptive vsync, si dhe DirectX 11. Të gjitha sistemet që do kenë GTX 680M do të kenë gjithashtu Optimus, teknologjinë e Nvidias GPU për të ndryshuar teknologjinë dhe lejon të përdoret grafika HD 4000 e Intel për përdorim normal, në të njëjtën kohë që Kepler është duke u përdorur për lojra.
GTX 680M nuk do ta gjeni në çdo Ultrabook. Ajo është e ndërtuar për zëvendësim desktopësh si Alienware M17x, MSI GT70 si dhe Clevo P170EM. Këto janë sisteme që nuk peshojnë më shumë se 4 kg, por janë të afta për një performancë që u afrohet atyre të desktopëve. Sistemet bazë kanë memorje 2GB GDDR5, gjithësesi mund të mbajnë deri në 4GB. Disa sisteme mund të kenë GPU dyshe me metoda SLI.
Nvidia po bën përpjekje edhe në fushën e 3D-së, me mundësi shikimi Blu-ray 3D, Youtube 3D dhe faqe të tjera që e kanë këtë teknologji. Ndërtimi i Kepler GPU e Nvidia ka teknologjinë e GeForce GTX 680M, GTX 660M, GT 550, GT 640M dhe GT 635M. Gjithësesi ka një hapësirë të madhe, midis 1344 bërthamave të GTX 680M dhe 384 bërthamave të GTX 660M. Nvidia nuk ka thënë nëse do të nxjerrë ndonjë model të ri midis këtyre dy ekstremeve./pwa/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter