Postimet e fundit :

Shitja e Samsung Galaxy Tab 10.1 ndalohet në SHBA

Uashingotn, 29 qershor - Edhe më tej nuk kanë të ndalur betejat gjyqësore në mes rivalëve më të mëdhenj në tregun e tabletëve – Samsung dhe Apple. Kështu që Apple edhe njëherë godit kompaninë koreane Samsung, duke arritur kështu të ndalojë shitjen e Samsung Galaxy Tab 10.1 në SHBA me pohimin se Samsung kishte dëmtuar dizajnin e tyre të patentuar dhe se ka kopjuar iPad.

“Edhe pse Samsung ka të drejtë të konkurojë, ai nuk ka të drejtë të konkurrojë në mënyrë të padrejtë – pushtimin e tregut me prodhime të cilat dëmtojnë patentat e kompanive tjera”, deklaroi Lacey Koh kurse shitja e Galaxy Tab 10.1 në SHBA do të jetë e ndalur përderisa nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, transmeton Itshqip.

Samsung për BBC theksoi se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe se ky vendim gjyqësor me siguri do të ketë pjesë të rëndësishme në udhëheqjen e tyre.

Me këtë vendim të gjykatës, Apple ka shënuar edhe një fitore në anën e saj, pas vendimit të gjykatës kundër Apple-s në Hagë/Koha.net/Kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter